big_16-tetor-mbledhje-_-qeverie
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë dhe 5 Prefektëve. Largimet janë kryer në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pasi këta zyrtarë do të kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit. Ish-zv.ministri i Bujqësisë, Jani Babi do të garojë për PBDNJ për bashkinë e Finiqit të zgjedhjet lokale. Nga detyra janë liruar gjithashtu, prefekti i Kukësit Safet Gjici që garon për PS-në në Kamëz, prefektja e Gjirokastrës Zamira Rami që garon me LSI-në në Gjirokastër, Melaim Damzi në Bulqizë, Ndrec Deda në Mirditë dhe Selfo Kapllani në Kuçovë.