Astrit Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të ketë kandidat në çdo qark dhe në zgjedhjet e 25 prillit do të hapin 100% listat. Koordinatori i Bindjes zbuloi se ku do të kandidojë vetë, duke thënë se Qarku i Tiranës është mundësia më e madhe, ku shtoi se ky është një vendim që do të diskutohet edhe me anëtarët e tjerë.

“Ne i kemi listat e hapura brenda nesh. Ne ndryshojmë sepse ata janë mbledhur në listën e sigurt në dhomën e PD me aleatët për të siguruar një mandat.

Ne do të kemi një angazhim solem dhe këtë e kemi kusht të panegociueshëm dhe bëjmë koalicion vetëm me forca që janë njësoj si ne.

Me shumë gjasa, ne ende nuk kemi marrë një vendim, ne do ta vendosim bashkarisht por logjika e formimit tim më çon që do të kandidoj në Tiranë për t’i dhënë një impuls fushatës, por edhe sepse unë kam lindur në qarkun e Tiranës.

Ne do jemi me 140 deputet madje edhe më shumë. Ne do të kandidojmë në çdo qark”, tha Patozi.