Deputeti-i-PKD-Mark-Frroku

Deputeti i arrestuar Mark Frroku pritet që nesër të regjistrojë partinë e tij Kristian Demokrate (PKD) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në mënyrë që ky subjet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Por në fakt Frroku është në qeli dhe avokatët e tij ia kanë dërguar në burg dokumentet për të mundësuar kandidimin partisë së tij në zgjedhjet vendore. Mark Frroku u arrestua fillimisht për llogari të dosjes “Doshi”, ndërsa më pas u riarrestua për llogari të drejtësisë belge, për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Belgjikë. Sipas një njoftimi të KQZ-së sot, 14 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike, ndërsa për kandidatët ka afat deri në 18 prill.