Rezultatet paraprake te zgjedhjeve për Kongresin në Shtetet e Bashkuara tregojnë për një rezultat të ngushtë mes demokratëve dhe republikanëve, raporton Sky News.


Pra është ende e paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.

 

Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.

 

Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.