Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetaj e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.  Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.

Kësisoj, Kryemadjhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës.