Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, ka vizituar sot Peshkopinë. Në fakt sikundër dihet tashmë, nuk janë zgjedhje ku anëtarësia të votojë kandidatët, por bëhet fjalë për emërim nga një komision i posacëm i ngritur për këtë proces dhe më pas në finale emrat miratohen në Kryesinë e PS.

“Duke parë mirë rezultatet duke u përpjekur t’i lexojmë siç duhet duke mos u kënaqur me atë që kemi arritur dhe duke shtirë reagimin në proçese ripërtëritëse të PS. Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur.

Edhe këtë herë e kemi nisur menjëherë pas zgjedhjeve të shkuar situatën në të gjitha bashkitë dhe nuk është rastësi që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe e ka një risi si rezultat i një analize të brendshme dhe një vendimi të marrë në Kongres. Është shumë e rëndësishme të rrisim shkallë e përgjegjësisë në anëtarësi lidhur me arsyet se përse jemi pesë e kësaj familjeje, qëllimet, aspiratat dhe ëndrrat e njerëzve që kjo parti duhet të përfaqësojë.

Ndaj është e rëndësishme që procesi të zhvillohet deri në fund me krijimin e mundësisë për këdo ka ambicie për një rol në parti. Siç kemi rënë dakord kudo që kemi kandidatura të mira që vlerësohen nga Komisioni i Posaçëm për të bërë seleksionimin e tyre dhe qëllon që kandidaturat janë edhe një grua edhe një burrë, ne do të vijojmë në drejtimin e partisë me bashkë drejtim,

Kudo ku organizatat janë të bashkë drejtuara me barazi gjinore, rezultatet janë më të mirë”, u shpreh ai.