Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet proces elektoral, të dielën.

Afati i vlefshmërisë së këtyre ID kartave shtyhet deri në 7 mars 2022.

Kjo për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, me të cilin mund marrin pjesë në votimet e 6 marsit