Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se PD po grumbullon prova për shkelje të kryera gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. Kaso tha se publikimi i këtyre të dhënave që vërtetojnë shkeljet e kryera para, gjatë dhe pas 25 prillit do të sjellin rivlerësim dhe rinumërim të votave në disa qarqe. Sipas Kasos, këto të dhëna janë në procesin përfundimtar të grumbullimit dhe shumë shpejt do të bëhen të njohura.

Sipas Sekretari për Çështjet Ligjore, zona e Shijakut dhe Elbasanit kanë qenë shumë problematike dhe janë evidentuar sipas tij më tepër shkelje, por ai nuk përjashton edhe qarqe të tjera.