Enkelejd Alibeaj përsëriti edhe njëherë sot se opozita nuk duhet t’i shmanget procesit të zgjedhjes së presidentit të ri. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar demokrat tha se zgjedhja e kreut të shtetit është test për të gjitha palët.

“Presidenti duhet të ketë njeri i ekuilibrave. Unë besoj që është e rëndësishme që procesi i zgjedhjes të jetë serioz. Të mos ngutemi. Nuk është çështje numrash, por të jetë një proces gjithëpërfshirës. Duke pasur këto synime pse jo të moralshme, deri dikur hyjnore për të zgjedhur të parin e  vendit, ky është testi. Duhet të jetë presidenti i të gjithëve.

Konsultimi është detyrim. Në bazë të kësaj dhe të asaj se çfarë deputetë do të kërkojnë ne do të procedojmë. Testi i të gjithëve sot është të zgjedhim një president për shqiptarët”, tha ai.

Leksione nga të cilat janë marrë mësime i quajti Alibeaj marrëveshjet e kaluara me socialistët, përfshirë 17 majin. Sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë më, por shton se nuk duhet të ikin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kreu i grupi të PD shprehet se nuk duhet të bien në kurthin e Ramës për t’ju larguar procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Janë leksione nga të cilat kemi nxjerrë mësime. Nuk duhet të ndodhë më. Do të marrim pjesë në një proces duke paraqitur kërkesat tona. A jemi fasadë apo jo…përgjegjësia duhet ti kthehet 21 prillit të 2008. Ne do të tejkalojmë konceptin e numrave, duke iu treguar shqiptarëve se cili duhet të jetë profili i presidentit.

Një alternativë që meqë i ka numrat ne të ikim sikur s’ka ndodhur asgjë. Këtë kërkon Rama. Te ky kurth nuk bie grupi parlamentar. Konsultimin e parë ta bëjmë me publikun”, tha Alibeaj.