Ka përfunduar takimi i ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe dy deputetët e tjerë të PD, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin. Takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Nuk dihet se çfarë është biseduar por e pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Më herët, Donfried zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi nisi në orën 08:50 në kryeministri, ndërsa zgjati më shumë se një orë. Në takim ishin të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.