Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.