Presidenti Volodymyr Zelensky  u ka bërë thirrje amerikanëve që të ruajnë ruajnë unitetin e palëkundur derisa të rivendoset paqja në Ukrainë, ndërsa në SHBA po mbahen zgjedhjet afatmesme, rezultatet e të cilave kërcënojnë të ndikojnë në mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.

“Unë ju kërkoj të ruani unitetin dhe të qëndroni të palëkundur si sot, deri në ditën kur të dëgjojmë këto fjalë të rëndësishme që kemi ëndërruar, derisa të dëgjojmë se paqja më në fund është rivendosur,” tha presidenti i Ukrainës përmes video-konferencës nga Kievi teksa pranoi “Medaljen e lirisë”.

 

 

Volodymyr Zelensky falënderoi Presidentin Biden, Kongresin dypartiak dhe çdo qytetar amerikan për mbështetjen e konsiderueshme financiare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën që nga pushtimi rus.

Presidenti i Ukrainës tha se ishte i nderuar që iu dha Medalja e Lirisë në Filadelfia dhe ia kushtoi atë “të gjithë grave dhe burrave të Ukrainës.”

Presidenti Zelensky iu referua “ushtarëve heroikë, vullnetarëve dhe punëtorëve që rikthyen energjinë elektrike për banorët kur raketat ruse dhe dronët iranianë goditën termocentralet”.

“Liria është fjala më e rëndësishme për ne, është ajo që me të vërtetë bashkon të gjithë ukrainasit ”, tha Volodymyr Zelensky.