Gjatë një fjalimi televiziv të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin e vendit, Kiev, shkruan CNN.

“Kiev dikur quhej një “Berlini i ri”, i ngjashëm në frymën e emocioneve, lirisë, sinqeritetit të njerëzve, organizateve dhe partive”, tha Zelensky. “Tani Kievi është i izoluar dhe në pritje të një sirene të re për një sulm ajror të mundshëm duke i detyruar njerëzit të largohen për të gjetur vende të sigurta”.

“Tingulli i sirenave është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata i shërojnë vetë plagët e tyre; lindin foshnja dhe vdesin,” shtoi ai.

Si Europa ashtu edhe gjermanët në mënyrë specifike kanë fuqinë për të bërë presion Rusisë, tha Zelensky, duke thënë se pa “tregtinë, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë”.

Ai përsëriti thirrjet për të mbyllur portet europiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi.

“Jam i sigurt se paqja mund të arrihet. Por ju duhet të veproni tani për ta arritur diçka të tillë.” Secili nga ju në Gjermani, në Europë. Që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat. ” përfundoi Zelensky.