Presidenti i Ukrainës ka ftuar në takim kokë më kokë homologun e tij rus Vladimir Putin.

Zelensky ka thënë se për hir të dhënies fund të konfliktit, është gati të diskutojë me Putin edhe për Krimenë dhe republikat separatiste lindore.

Pas nisjes së sulmeve ndaj Ukrainës, Rusia ka kërkuar njohjen e Krimesë si territor rus dhe pavarësinë e Luhanskut e Donjeskut.

Megjithatë Zelensky u shpreh se nuk do t’u dorëzojë rusëve asnjë centimetër nga territori i vendit të tij.