Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vetë presidenti ukrainas Zelensky.

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqiperise Edi Rama. Folëm për luftën tonë kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #NdaloheniRusinë”, shkruan Presidenti ukrainas. ©LAPSI.al