vucic

Serbi- Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia dhe Shqipëria të gjitha problemet duhet t’i zgjidhim me anë të bisedimeve.

Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të dielën biseduan ne telefon dhe ranë dakord që Rama ta vizitojë Beogradin më 10 nëntor.

Fillimisht ishte planifikuar që Rama të shkojë më 22 tetor, por vizita e tij u vu në pyetje pas incidentit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, tha Vuçiç për “Blic”