Një spiune ruse dyshohet se ka arritur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së. Lajmi u dha nga gazeta La Repubblica pas një hetimi të zhvilluar me faqen investigative Bellingcat, të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider.

Protagonisti i atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali është 30 vjeçarja Maria Adela Kuhfeldt Rivera.

“Gjurma kryesore që e lidh atë me shërbimet sekrete të Moskës, shpjegon Repubblica, është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali. Ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga GRU, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit”.