Reperi i njohur shqiptar, Noizy tash e një kohë është duke e paralajmëruar koncertin e tij “Alpha Show”, i cili do të mbahet më 14 gusht në Tiranë.
Pjesë e koncertit janë edhe artistët më të njohur vendor dhe ndërkombëtar.
Në një intervistë në “Wake Up”, Noizy tha se për organizimin e këtij koncerti janë harxhuar rreth 500 mijë euro.
Por sa do të fitojë reperi nga ky koncert?
-Kategoria Bronze 1 biletë kushton 3000 mijë lekë, 25 euro.
-Kategoria Silver 1 biletë kushton 5000 mijë lekë, 45 euro.
-Kategoria Gold A 1 biletë kushton 10000 mijë lekë, 85 euro.
-Kategoria Platinium kushton 20000 mijë lekë, 180 euro.
Sipas një llogarie të thjeshtë, vetëm nga biletat, pa futur sponsorat në skemë, Noizy pritet që të fitojë 2 milion e 550.000 euro!
Parashikohet që në koncert të jenë pjesmarrës 30 mijë persona dhe si i tillë do të shndërrohej në koncertin më të madh që sheshi “Nënë Tereza” ka parë. Vetëm skena ku do performojnë artistët do të jetë 450 metra katrorë