Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit. Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë këngëtarët në rrjete sociale. Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Projekti i tyre po vjen dhe madje e ka tashmë edhe një datë publikimi! Kënga do të publikohet më 7 shkurt, por ende nuk kemi asnjë titull për këngën e re të cilën fansat mezi po e presin. Mesa duket, dyshja ka vendosur t’i mbajë kuriozë fansat deri në momentin e fundit! Ndërkohë, sot Fero lançoi një tjetër bashkëpunim me djemtë e “Shaolin Gang”, Dj Blunt dhe Real 1.

Kënga e tyre titullohet “Qysh tek”.

Kujtojmë se Fero paralajmëroi më herët edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet.