Së fundmi është zbuluar data e publikimit të filmit “It’s All Coming Back to Me”.

Sipas, New York Post, filmi It’s All Coming Back to Me” do të dalë në kinema më 10 shkurt 202. Filmi do të flasë për një vajzë
(Priyanka Chopra) e cila  dërgon mesazhe romantike në celular të fejuarit të saj të ndjerë si një mënyrë për të përballuar humbjen e tij. Numri rezulton t’i ricaktohet një burri tjetër, të luajtur nga Sam Heughan (“Outlander”) i cili po përballet me humbjen e tij. Dy personazhet zemërthyer takohen dhe krijojnë një lidhje. Pjesë e filmit do të jetv dhe këngëtarja e njohur Celine Dion e cila shërben si një figurë mentore që frymëzon personazhet e Chopra dhe Heughan të bien në dashuri.

Filmi i shpërndarë nga Sony mban emrin e baladës së Jim Steinman “It’s All Coming to Me Now”, e cila u këndua  nga Dion për albumin e saj të 1996 “Falling Into You”.