Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se deputeti Kreshnik Çollaku ka propozuar për kandidate për Presidente Jorida Tabakun dhe Dashamir Shehin.

Ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka propozuar si kandidat për president emrin e Visar Zhitit.

Deputeti Xhelal Mziu ka propozuar emrat e Rexhep Ukës, Halim Kosovës dhe Dashamir Shehit.

Deputetja Dhurata Çupi ka propozuar emrin e Princ Lekës si kandidat për President.

Deri tani lista e kandidatëve të propozuar në mbledhjen e grupit të PD është:

1. Leonard Demi
2. Dritan Demiraj
3. Arben Çejku
4. Dashamir Shehi
5. Jorida Tabaku
6. Rexhep Uka
7. Halim Kosova
8. Princ Leka
9. Visar Zhiti
10. Lajla Pernaska