Përveç drejtuesve të qarqeve dhe një pjese të drejtuesve të Partisë Demokratike që janë konfirmuar, burime për Lapsi.al nga PD kanë bërë të ditur se ndër emrat e rinj që do t’i bashkohen kësaj partie në zgjedhje do të jenë edhe ato të shkrimtares dhe botueses Flutura Açka, e të pedagogut e analistit Agron Gjekmarkaj.

Këtyre emrave që priten të marrin konfirmimin sot në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, do t’u shtohen edhe emra të tjerë të konsideruar si prurje të reja në PD.