Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.
Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar së fundmi edhe një duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një videoje të publikuar në Instagram teksa zbuloi një pjesë të videoklipit të këngës, ku Bebe shihet veshur me të kuqe.

Nëpërmjet këtij postimi, Bebe ka paralajmëruar se po sjell këngën e gjashtë të albumit “Better Mistakes”.
Ajo tha se kanë mbetur edhe 4 ditë deri në lansimin e këngës “My dear love”.
Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare paralajmëroi edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotoje të përbashkët të tyre të publikuar në Instagram, ndërsa kënga u lançua para pak ditësh.