Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, historia e rikthimit mes Florentino Perez e CR7 mban datën 29 korrik 2019, kur të dy u takuan për herë të parë pas largimit të kampionit portugez për në Torino. Me atë rast, presidenti i Realit i kërkoi Ronaldos të kthehej në Madrid duke marrë një “ya no” (jo më) si përgjigje.

Eshtë e panevojshme të thuhet se si situata, për momentin, është shumë e ndryshme nga një vit e gjysmë më parë. Në atë kohë Ronaldo kishte fare pak që ishte transferuar e, megjithë zhgënjimin e daljes së parakohshme nga Champions League, ai mund të shpresonte ta tërhiqte Juventusin drejt atij fiksimi që zgjat prej 25 vjetësh. Tani gjërat janë ndryshe. Pas tre sezonesh pa sukses në Evropë, drejtuesit e Juventusit kuptuan se sa e vështirë është të menaxhosh ekonomikisht një lojtar si portugezi. Me pak fjalë, Ronaldo nuk është më një i paprekshëm.


Mundësia e një kthimi në Madrid, si theksojnë disa gazeta spanjolle, është më se konkrete. Përmenden nga siguria e një bisede mes Jorge Mendes dhe drejtuesve të merengues, tek plani i Florentinos për të teseruar CR7 për një vit, para se të hidhet në sulm për dy objektivat Blancos për të ardhmen e sulmit: Mbappé ose Haaland, i cili do të mbërrinin në verën e 2022. Të gjitha hipoteza sugjestionuese që fillojnë nga supozimi, që tashmë duket i vendosur, i lamtumirës së parakohshme të Cristianos nga Juventusin që në fund të këtij sezoni.