Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë për Euronews Albania. Gjatë ditës së sotme, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin parlamentare ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron çështje ditësh, zgjedhjen e Osmanit presidente të vendit, ndërsa refuzon në mënyrë të prerë një kompromis të mundshëm për një emër tjetër. Për zgjedhjen e presidentit të ri duhet një kourum prej 80 deputetësh të pranishëm në sallë.  Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.