Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, tha ai.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares.

Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.