IMG_9765
Opozita ka denoncuar sot me dokumente zyrtare një nga njerë zit më të afë rt të ministrit të Brendshë m, Saimir Tahiri. Ky i fundit mban pë r inspektor të tijin personal një person që rezulton i pë rjashtuar dy herë nga Policia e Shtetit. Ë shtë fjala pë r Anastas Meçin. Deputetja e PD-së , Mimoza Hajdarmata paraqit shkresat zyrtare të pë rjashtimit të Meçit nga policia pë r shkelje të rë nda.

“Fillimisht u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Ai u akuzua se falsifikoi provat në djegien e magazinës së armatimeve në Peqin, në vitin 91. Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i Përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e Policisë. U kap me abuzime me armatimin, kur ishte shef i sektorit të grumbullimit të armëve në komisariatin e Kuçovës. Kemi këtu dy shkresat zyrtare për inspektorin e Tahirit. Por sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda, është krahu i djathtë i Ministrit të Brendshëm”- tha Hajdarmata.

Duke vijuar më tej deputetja e PD-së akuzoi ministrin Tahiri si të implikuar direkt në trafikun e drogë s. Ajo pë rsë riti kë rkesë n e opozitë s pë r dorë heqje të tij nga detyra dhe vë nien para drejtë sisë .
fnksdgdfk