Francesco Totti rikthehet të flasë për Romën, mes të tashmes dhe së ardhmes, duke nisur me lamtumirën e mundshme të Nicolò Zaniolos: “Disa kohë më parë fola me të dhe i dhashë disa këshilla, por nuk e di nëse e kuptoi apo jo – ishin fjalët e ish-kapitenit në Sky Sport -. Fjala e fundit është gjithmonë e tij, nëse do të qëndronte te Roma do ta kuptonte rëndësinë e kësaj fanelle dhe do të nderonte tifozët. Këtë vit ata bënë diçka ndryshe dhe unë do të vendosja para gjithckaje respektin për tifozët”.

Për lojtarin e kombëtares, megjithatë, Totti preferon të mos reagojë tepër: “Ai do të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë, varet nga ai dhe nga klubi, nëse do ta shesë apo ta mbajë. Do të dija çfarë të bëja me Zaniolon. Nëse do ta bëja të qëndronte? Kush e di…”.

Më pas diskutimi kalon te Paulo Dybala, të cilin Totti ishte përpjekur ta bindte për tu veshur verdhekuq: “Mos e prekim këtë diskutim, është më mirë… E di si shkoi dhe tani mendoj se ka mbaruar. Nuk varet vetëm nga Dybala, sikur të ishte vetëm për të do të kishte shpresa të mira. Dyshja me Lukakun? Do të ishte e frikshme, një kombinim i shkëlqyer i talentit dhe forcës fizike. Çdo trajner do t’i dëshironte”.