Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përshëndetur operacionin “Starova” prej të cilit u arrestuan tre persona, mes tyre përgjegjësi i departamentit të drejtësisë në Fakultetin e Shkencave politike e juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjithashtu u ekzekutua masa “Arrest në shtëpi” për një gjyqtare dhe një avokat.

“Shpresoj që SPAK të funksionojë plotësisht. Kemi parë disa që po i pengojnë SPAK në punën e tyre. SPAK duhet të qëndrojë fort për të vijuar punën”, deklaroi ambasadorja Kim.