Trajneri i Barcelonës, Xavi Herndandez në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Getafes ka treguar se e ardhmja e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong do të varet nga situata financiare e klubit.


Mesfushori, Frenkie de Jong ditët e fundit është raportuar se mund të transferohet tek Manchester United sepse është edhe një dëshirë e trajnerit më të ri, Erik ten Hag të bashkohet me bashkatdhetarin e tij.

 

Ndërsa Xavi e ka pohuar sot që dëshiron De Jong të qëndrojë me blaugranët, por pranoi se problemi i tyre financiar është një faktor.

 

”Ai është i rëndësishëm, me mua ai ka qenë pothuajse gjithmonë një titullar, por gjithçka varet nga situata ekonomike. Ai mund të shënojë një epokë dhe mua më pëlqen, por do të shohim,” tha ai.

Me gjasë edhe problemet financiare të klubit katalunas mund t’i detyrojnë ata ta lënë mesfushorin të largohet këtë verë, ndërsa pala katalunase është e gatshme ta shesë atë për një çmim rreth 60 milionë euro.

De Jong këtë sezon është paraqitur në 45 ndeshje me Barcelonën në të gjitha garat, derisa ka arritur të realizoi edhe katër gola dhe ka regjistruar gjithashtu edhe pesë asistime.