Sulmuesi i kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner ka dhënë disa komente lidhur me Kupën e Botës 2022.

Werner, anëtar i Chelsea, beson se Argjentina është një nga favoritet më të mëdha për të triumfuar në Kupën e Botës.

Ai bazohet për këtë koment edhe në finalen që Argjentina e luajti ndaj Italisë.

“Argjentina është brilante. E kemi parë kundër Italisë, ata shënuan tri gola në atë finale”, ka thënë Werner, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ata janë favoritët për Kupën e Botës”, shtoi gjermani.

Argjentina është në një seri të jashtëzakonshme nën urdhrat e Lionel Scaloni, kur edhe fitoi Kupën e Amerikës. Motivi është i jashtëzakonshëm te kombëtarja.