Wanda Nara-Icardi sërish në një krizë të thellë, duke bërë që mediat të flasin për një divorc të pashmangshëm. Wanda Nara nuk është se e vuan shumë këtë pjesë, të paktën jo publikisht, teksa vijon e qetë të “qeras” fansat në rrjetet sociale. Së fundi bukuroshja argjentinase ka pozuar nudo, foto të cilat nuk ka nguruar ti postojë edhe në rrjetet sociale. Ai që po e vuan më shumë këtë situatë është bashkëshorti i saj, Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas nuk është grumbulluar nga trajneri Galtier për sfidën e parë të sezonit, atë kundër Clermont. Sipas L’Equipe, ky vendim i trajnerit nuk ka të bëjë me ndonjë dëmtim, apo zgjedhje taktike, por trajneri i ka dhënë lejë në mënyrë që sulmuesi argjentinas të zgjidh problemet private.