photo_verybig_108157
Një emigrant shqiptar është vrarë në Greqi me armë zjarri. Leandro Lapa, 46 –vjeç, nga Saranda është qëlluar nga burri i motrës së tij, një shtetas grek 57 –vjeçar me inicialet T.A. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos. T.A kishte patur një grindje me bashkëshorten e tij, e cila pas kësaj kishte shkuar në shtëpinë e të vëllait. Shtetasi grek e ka ndjekur dhe ka debatuar me Leandro Lapën në shtëpinë e tij. Pas debatit ai ka marrë një pushkë karabinë që e kishte në makinë dhe e ka qëlluar emigrantin shqiptar. Ai ndërroi jetë në spitalin e Athinës.