Kuvendi në Maqedoninë e Veriut i dha mbështetje qeverisë së propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re dhe 46 kundër. Dimitar Kovaçewvski mbajti fjalimin e fundit ku kërkoi mbështetjen e deputetëve për qeverinë e re, teksa theksoi se qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm, sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt.

Për Zijadin Selen e Lidhjes Besa, ndërkohë legjitimitet nuk ka as qeveria dhe as i mandatuari, pasi BDI shkoi në zgjedhje me premtimin e një kryeministri shqiptar, të cilin nuk po e arrin dot.