Edi Rama reagoi pasi Parlamenti i Bullgarisë miratoi një rezolutë që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut në BE, për rrjedhojë edhe Shqipërisë.

Me anë të një postimi në twttiter, Rama thotë se lajmin e mori një telefonatë e liderit të opozitës bullgare, Boyko Borisso. Kryeministri Shqiptar i bën thirrje BE që tani të veprojë sa më shpejt.

Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”, shkruan kryeministri Rama.

VOTIMI PER HEQJEN E VETOS

Sot Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE. Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro 37 kundër dhe 21 abstenime. Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, ajo duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave, raportojnë mediat bullgare.