Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e rezolutës kundër Rusisë në OKB.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, shkruan Edi Rama. 5 shtetet që votuan kundër ishin Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia.