voltana-ademi
Do të jetë një garë mes femrash ajo në bashkinë e Shkodrës. Opozita zyrtarizoi sot kandidaturën e deputetes Voltana Ademi. Ajo do të garojë përballë Keti Bazhdarit të Partisë Socialiste. Voltana Ademi ka mbajtur disa funksione të lidhura me pushtetin vendor në Shkodër. Në periudhën 2004 – 2007 ajo ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Bashkisë. 2007 – 2010 ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e prefektes së Shkodrës