Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë në bisedime me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, për të mbajtur një fjalim gjatë shfaqjes.Zelensky,  mund të shfaqet shkurtimisht në “Oscars” – qoftë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë ose përmes një mesazhi të regjistruar, sipas New York Post.

Lajmi për pjesëmarrjen e tij në mbrëmjen e çmimeve të Akademisë vjen një javë pasi aktorja Amy Schumer deklaroi në një intervistë me Drew Barrymore se i ka propozuar organizuesve  për të pasur Zelenskyn ‘në një lidhje të veçantë për të bërë një video-regjistrim’.Amy do të drejtojë ceremoninë e 94-vjeçares së Academy Awards ditën e sotme, së bashku me Regina Hall dhe Wanda Sykes.