vlore plagosja
Dy vajza sulmuan nënat e tyre sot në Vlorë. Dy rastet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, por pasojat kanë qenë të njëjta. Dy gratë e sulmuara kanë përfudnuar në spitalin rajonal të Vlorës, në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë, në lagjen Pavarësia në katin e 5-të të një pallati, një 84 vjeçare u spërkat me benzinë dhe më pas iu vu flaka nga e bija. Pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë, e moshuara është dërguar në spital në rrezik për jetën, ndërsa u ndalua vajza e saj 55 vjeçare, Rita Shakaj, e cila vuan nga shëndeti mendor.
Po sot, në fshatin Gërnec, një 20 vjeçare u arrestua pasi qëlloi nënën e saj me thikë, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Edhe për këtë rast policia njoftoi se autorja ishte në gjendje depresive.