POLICIA1_5

Vlorë- Atentat një biznesmeni në Vlorë. Bisnesmeni i ndërtimit A.V është qëlluar me armë zjarri  mbrëmjen e së martës.

Mësohet se 45-vjeçari po kthehej në shtëpinë e tij me mjetin Wolksvagen Tuareg Fuoristradë ngjyrë bezhë, kur është qëlluar në ecje nga një tjetër automjet.

Për fat të mirë plumbat kanë prekur vetëm mjetin e biznesmenit, i cili ka tentuar ti ikë mjetit që po e qëllonte duke vazhduar rrugën drejt lagjes “Partizani”.

Ndërkohë automjeti tjeter qe e qelloi u largua ne drejtim te paditur. Policia ka ngitur postoblloqe të shumta për kapjen e autorëve identiteti i të cilëve nuk dihet ende, dhe as sa kanë qenë në numër ata që qëlluan.

Blutë rrethuan zonen dhe mblodhën gezhojat e plumbave qe tronditen Vloren ne zemer te saj, vetem pak metra nga bashkia.Një dorë të fortë policisë pritet ti japë edhe dëshmia e biznesmenit.

Kjo është hera e dytë që 45-vjeçarit i bëhet atentat. Vetëm një muaj më parë ai mbeti i plagosur me 2 plumba në trup, teksa u qëllua tek kullat Aleksandria në zonën e Skelës.