Sfida mes Vllaznisë e Universitatea Craiova përfundoi në barazim 1-1, që lë gjithcka hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Rumani. Një ndeshje pozitive e shkodranëve në debutimine tyre sezonal, edhe pse u vënë në disa moment në vështirësi nga kundërshtari më i kuotuar. Por sit ha Gurishta para ndeshjes “buxhetet nuk luajnë në fushë dhe koeficientët gjithashtu”.

Në Loro Borici, rumunët kishin mundësitë më të mira në 45 minutat e para, kur provuan të vendosin në vështirësi Zogovic me Vagenin në të 15 e goditjen me kokë të Koljic në minutën e 21. E pikërisht kur pas anullimit të golit të Baiaram në minutën e 39, për pozicion jashtë loje, u duk se në pushim shkodranët do shkonin pa dëme, një penallti deri diku bujare e akorduar për faullin e Juric ndaj Baiaram i dha mundësinë Ivan të mposhte portierin e Vllaznisë, që kuptoi krahun, por nuk mundi ta ndalte goditjen që kaloi në avantazh rumunët.

Josa gjeti lëvizjet e duhura, sapo nisi pjesa e dytë, me Markun dhe Hoxhajn në fushë për Heriç dhe Krujën dhe pikërisht dy të sapofuturit krijuar golin e barazimit në minutën e 51’: Marku nga e majta shërbeu për Hoxhajn, që e dërgoi topin në rrjetë. Rumunët shtynë përpara me zemërim, por u përballën me një Zogovic të kujdesshëm që në minutën e 67’ ndali goditjen e Kretu e që kishte edhe fatin me vete, kur në daljen e gabuar të minutës së 74’ Skerçiu gaboi shënjestër me portën e boshatisur. Presioni final i miqve nuk theu rezistencën e Zogovic, që evitoi edhe goditjen e Markoviç në shtesë, duke lënë optimizëm për ndeshjen e kthimit në radhët e Josës e të tijve, që mund të tentojnë kalimin në raundin e tretë të Conference League.