Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ditën e stme Osmani niset drejt Zvicrës, ku pritet të takohet me një sërë personalitetesh përfshirë edhe homologun e saj zviceran.

Kjo vizitë ka për qëllim marrëdhëniet e mira dypalëshe për shkak edhe të diasporës kosovare që në Zvicër numëron shumë shtetas të saj. Gjithashtu, Zvicra është ndër të parat vende që njohu pavarësinë e Kosoves më 27 shkurt të 13 viteve më parë.