Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit për subjekte dhe kandidatë.

Subjekti më i votuar ka dalë Vetëvendosje me 49.95 për qind, që përkthyer në mandate do të ketë 58, derisa Vjosa Osmani ka dalë kandidatja më e votuar me 300.788 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë subjekti i dytë me 16.9 për qind (148.296 vota), më pas LDK-ja me 12.64 për qind (119.978 vota) dhe AAK-ja me 7.07 për qind (62.111 vota). Partitë tjera shqiptare, përfshirë edhe Nismën nuk kanë kaluar pragun.

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja do të ketë 58 deputetë në legjislaturën e re, PDK-ja 19, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 8 deputetë.