Ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën 3 ditë më parë “non grata” nga SHBA-të. Vendimin e DASH e bëri të ditur sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate në “Twitter”.

Kjo do të thotë se gjithë familja Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në këtë vendim nuk përfshihet nusja e familjes, Armina Mevlani.
Deri më sot kjo e fundit kishte qëndruar në heshtje në lidhje me këtë vendim, duke mos bërë asnjë lloj reagimi. Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur të flasë pas një mesazhi të një ndjekëseje të saj në rrjete sociale.

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar dikush Arminës.
Me këtë rast ajo ka vendosur të përgjigjet dhe reagojë për herë të parë. Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por shton se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.