Përmbytje në Afrikë, mbi 100 viktima, mes tyre 16 fëmijë

Të paktën 111 njerëz kanë vdekur dhe 700,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afrikë në javët e fundit.

Sipas një njoftimi të organizatës joqeveritare ‘Save the Children’, në mesin e viktimave janë 16 fëmijë. Fenomeni El Niño rriti reshjet e sezonit të shirave në rajon, duke prekur kryesisht Somalinë, por edhe Etiopinë dhe Kenian.

Agjencia e ndihmës po bën thirrje për ndërhyrje urgjente kombëtare dhe ndërkombëtare për t’iu përgjigjur zhvendosjes masive në Kenia, Etiopi dhe Somali. Shumë nga familjet e zhvendosura, duke përfshirë mijëra fëmijë, tashmë kanë nevojë për furnizime emergjente si ushqim, strehim, ujë të pastër dhe tualete.

Drejtori i vendit të Save the Children për Somali, Mohamud Mohamed Hassan, tha:

“Ne po bëjmë thirrje për veprime urgjente për të ndihmuar komunitetet të përgjigjen dhe të mbrojnë më mirë jetën e fëmijëve dhe të zvogëlojnë ndikimin afatgjatë. Ndërsa fëmijët janë më të cenuarit ndaj krizave si këto, ata janë gjithashtu jashtëzakonisht fleksibël. Me mbështetjen e duhur, të dhënë në kohën e duhur, ata mund të kapërcejnë edhe sfidat më të paimagjinueshme.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top