permbytje

Pogradec– Një 38 vjeçare është mbytur pasi është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë i cili ka dalë nga shtrati.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë.

Nga të dhënat e para mësohet se gruaja, e identifikuar si Monika Abrashi të ketë dalë në oborr kur është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë, informon gazetari ynë në Korçë, Artin Halili