Euro e ka nisur ditën me rënie në raport me lekun duke u këmbyer me 116.73 lekë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 116.76 lekë. Edhe pse luhatja është e ulët, ajo është një tregues i dobësisë së monedhës europiane në treg, e cila është vërtitur mes 116-117 lekëve në raport me monedhën tonë gjatë muajit të fundit.

Në rënie është edhe paundi britanik, i cili u këmbye me 138.05 lekë sipas Bankës së Shqipërisë duke humbur 0.14 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Sa i përket dollarit, monedha amerikane ka rekuperuar disi nga rënie e djeshme duke u këmbyer sot me 114.11 lekë.