Prej ditësh vijojnë protestat e mëdha dhe të dhunshme që kanë përfshirë Iranin pas vdekjes së një të reje, si pasojë e dhunës policore. E reja u vra pasi nuk kishte vendosur si duhet në publik shaminë. Qindra gra protestuan në rrugët e Teheranit duke prerë flokët dhe duke djegur burkat. Kjo është një nga protestat më të madhe kundër regjimit islamik prej vitesh.

 

Protestuesit u mblodhën në rrugën e kryeqytetit, ku Policia e Moralit arrestoi dhe tërhoqi me forcë në makinë 22-vjeçaren Mahsa Amini, e cila humbi jetën në ambientet e komisariatit për shkak të dhunës. Aktivistët deklarojnë se në trupin e të resë u gjetën shenja të shumta dhune, akuza që u mohuan prej autoriteteve.

Deri në këto momente, raportohet për tre viktima në protesta, ndërkohë që manifestime të ngjashme u mbajtën dhe në Mashaad, Hamedan, Tabriz, Arak, Rasht, Qazvin, Zanjan dhe Ila.