Goditje e madhe e Fiorentinës që në javën e 32 të Serie A mundi 3-2 Napolin dhe kalon Atalantën në vendin e shtatë të renditjes. Një hap fals i rëndë për të kaltrit, të arritur nga Interi dhe gjithmonë -1 nga Milani, që është i impenjuar sonte me Torinon. Në Maradona, toskanët kaluan në avantazh në minutën e 29 me të majtën nën traversë të Nico Gonzalez, më i miri në fushë. Në minutën e 58, Mertens i sapofutur gjeti golin e barazimit, por Violat kaluan sërisht përpara në minutën e 66 me Ikoné, i cili gjithashtu sapo kishte hyrë në fushë. Në të 72′ trisi i Cabral, me një goditje me të djathtën që mbylli ndeshjen. 2-3 i Osimhenit në minutën e 85 ishte i kotë.

Një nokaut që rëndon si një mal mbi ëndrrat titull të Napolit: “Është një disfatë që na kushton shumë dhe që nuk e meritonim”, deklaroi Spalletti për Dazn. “Ata nuk vodhën asgjë. Ne e filluam mirë, por më pas ata morën mesfushën. Pas barazimit ishim në lojë, ndoshta pati një faull jo faull ndaj Mario Ruit në golin 2-1, pastaj i treti ishte i ngjashëm. Kemi disa faje, më vjen keq për publikun dhe për ekipin, që ka pasur qëndrimin e duhur” – tha Spalletti që e di se është një ndalesë që do të jetë e vështirë për t’u tretur – Është pak si një vendim – vazhdoi Spalletti – bëhet e vështirë të rikuperosh pikë në pak ndeshje. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të stërvitemi siç duhet dhe të përpiqemi të shënojmë sa më shumë pikë”.

Në ndeshjet e tjera, goditje e fortë e Sassulos në shtëpi kundër Atalantës. Jeshilzinjtë u imponuan 2-1 me golat e Traore, një në cdo pjesë loje. Pa vlerë goli i Muriel në minutën e tretë shtesë. Gjithësesi mbetet në vendin e 9 Sassuolo me 46 pikë, pas bergamaskëve që kanë 51. Udinese, ndërkohë, shkon të fitojë 1-2 në Venezia, që mbetet në zonën e rënies nga kategoria, tre pikë nga Cagliari.

Serie A Italy
Genoa 1-4 Lazio
Napoli 2-3 Fiorentina
Sassuolo 2-1 Atalanta
Venezia 1-2 Udinese