Një ushtar rus i kapur rob qau në telefon para nënës së tij, të cilës i tregoi se si me urdhwr tw Vladimir Putin janë shkatërruar kopshte dhe spitale.

Pamjet rrëqethëse tregojnë ushtarin e kapur në Ukrainë duke i lutur dëshpërimisht nënës së tij që të përhapte të vërtetën e kësaj historie.

Ushtari i tha nwnws sw tij se duhet të përdorë mediat sociale në mënyrë që “sa më shumë njerëz të mund të dinë të vërtetën për sulmet e Putinit.” 

Ai thotë: “Jeta ka qenë e qetë këtu përpara se Presidenti ynë të fillonte gjithë këtë.”

Nëna e tij e mërzitur i përgjigjet: “Të kuptova, të dua shumë”.